17-05-2024

Komuna e Prizrenit mohon të jetë organizatore e aktivitetit “Një kafe turke”

Komuna e Prizrenit ka sqaruar rastin e prezantimit të projektit “Një kafe turke”, në të cilin aktivitet është përdorur logo e saj, ndërsa në mbishkrim gjuha shqipe ishte radhitur e dyta, pas turqishtes.

Në faqen zyrtare në “facebook” Komuna e Prizrenit, ka dhënë këtë njoftim:

“Sot në qendër të qytetit, në një aktivitet të organizuar te Keji, ku ishte realizuar projekti “Një kafe turke”, shkaku i përdorimit të logos komunale në ballinë ka krijuar përshtypjen kinse aktiviteti ishte i organizuar nga Komuna e Prizrenit.

Me këtë rast, njoftojmë se Komuna e Prizrenit nuk është organizatore e këtij aktiviteti dhe projekti është vetëm përfitues nga kategoria e subvencioneve për kulturë dhe rini”.

Por, pavarësisht se aktiviteti është subvencionuar nga Komuna, kjo nuk i jep të drejtë organizatorëve ta përdorin logon e Komunës pa autorizim. Për këtë arsye, organizatorëve u është bërë kërkesë që të hiqet logoja e vendosur në ballinë të tendës”./GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.