24-04-2024

Komuna e Suharekës ndan një shumë financiare për shërimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Komuna e Suharekës do të ndaj një shumë financiare për shërimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Brahim Sedolli. Kështu ka njoftuar kryetari, Bali Muharremaj.

“Për shërimin e tij duhet të kujdesemi të gjithë sipas mundësive, e poashtu duhet të jemi human edhe në raste tjera sepse bashkë mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, thotë ai.

Brahim Sedolli ka nevojë për trajtim të syrit, ndërhyrje e cila nuk kryhet në Kosovë dhe duhet urgjentisht të udhëtojë jashtë vendit për intervenim.

Brahim Sedolli i është refuzuar kërkesa nga Fondi i Sigurimeve për trajtim jashtë vendi./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.