20-04-2024

Komuna publikon listën e uzurpatorëve në Malishevë

Komuna e Malishevës, gjegjësisht Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka publikuar një listë me emrat e 199 personave, të cilët konsiderohet se kanë uzurpuar prona të paluajtshme të Komunës së Malishevës.

Në këtë njoftim të Komunës, të publikuar në ueb faqen e saj, bëhet e ditur se këto lista janë përpiluar nga regjistri i lëndëve për uzurpime, që gjendet në Shërbimin Pronësor të Drejtorisë për Gjeodozi, Kadastër dhe Pronë.

Në këtë listë janë paraqitur emrat e personave që kanë uzurpuar pronat që nga viti 1999 deri në vitin 2018./koha.net

Më poshtë keni dokumentin e publikuar:

Asnjë koment

Comments are closed.