01-07-2026

Konfiskohen 35 metra dru në Dragash, transportoheshin pa dokumente nga Leposaviqi

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 35 metra kub dru në Dragash, të cilat po transportoheshin pa dokumente përcjellëse nga Leposaviqi.

Sipas njoftimit, rasti është zbuluar më 1 korrik 2026, gjatë patrullimit të rregullt të zyrtarëve të Stacionit Policor të Dragashit, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Gjatë kontrollit të një kamioni që po qarkullonte në rrugë, është konstatuar se automjeti transportonte rreth 35 m² dru të ardhura nga Leposaviqi, pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.


Ngasësi i kamionit, së bashku me automjetin dhe ngarkesën, është ndaluar në vendngjarje, ndërsa për rastin është njoftuar Agjencia Pyjore e Kosovës.

Drutë janë sekuestruar dhe ndaj personit përgjegjës pritet të ndërmerren masat ligjore përkatëse.

Asnjë koment

Comments are closed.