Konfiskohet një ‘arsenal’ armësh në një shtëpi në Suharekë
Njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë, në bazë të Urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prizrenit së bashku me njësit tjera policore, sot kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit L.K i lindur në vitin 1978 në Suharekë, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit
kanë gjetur dhe janë sekuestruar :
1.Një pushkë automatike AK-47
Një pushkë Gjuetie, Zbrojovka Brno
Një pushkë gjuetie, Sarsilmaz Silah sanay-duzce, Model 2803-12GGA26
4.Një pistoletë ajrore RËS cal.4.5mm
Dy karikator te AK-47
Shtatëmbëdhjetë (17) fishek te pushkës se gjuetisë GA-12
Njëzeteshtatë(27) fishek te cal.7.62
8.Pjesë te pistoletës ajrore Umarex12gCO-Bulb
9.Diabolla pro magnum cal.4.5, 300 copë
Dy rrethator për vendosjen e di bollave
Një mbajtëse fishekësh për pushkë gjuetie.
Lexo edhe:
Rrahje në Suharekë
I dyshuari është i njohur si recidivist i këtyre veprave penale, ku lidhur me aktivitetin e tij kriminal i falënderojmë qytetare për një bashkëpunim te mire me policin e Kosovës dhe fal ndihmës se tyre është arrit, qe i dyshuari te ndalohet nga ana e policisë.
Rasti po hetohet së bashku me Prokurorinë e Shtetit dhe me aktvendim të prokurorit te shëtit i dyshimti është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë, thuhet në njoftim nga Policia Rajonale e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net
Lexo edhe:
.