Kontrabandim me mallra në Prizren, shoqërohet në polici i dyshuari
Një rast i kontrabandimit me mallra është raportuar në lagjen “Dardania” të Prizrenit.
Policia ka njoftuar se një persin është shoqëruar në polici, pasi i janë gjetur mallra të kontrabanduara, transmeton Gazeta e Prizrenit.
“Me 12.08.2020 nga njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është arritur të identifikohet i dyshuari mashkull kosovar i cili është shoqëruar në polici ndërsa gjatë kontrollit në pronën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar mallra të ndryshme të kontrabanduar”, thuhet në raportin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta e Prizrenit.net