25-11-2024

Koronavirusi: Ndërpritet trendi pozitiv, rishfaqen raste të reja në Prizren

14 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sonte nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Për dallim nga tri ditë e fundit,  kur Prizreni kishte trend pozitiv sa i përket rasteve, pasi nuk kishte të infektuar, sonte janë paraqitur dy raste, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Rastet pozitive me koronavirus janë raste kontakti, dhe sipas vendbanimit të 2 rastet janë në Prizren.

Rastet tjera janë nga komuna e Gjilanit  9  (sipas vendbanimit, 8 raste në Gjilan dhe një rast në Livoç të Epërm, dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.

Referuat të dhënave del se nga testimet e fundit, numri i të infektuarve shkon në 884, kurse numri i të shëruarve në 655. /GazetaePrizrenit.net

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.