26-04-2024

Kosova humbi investimin 110 milionë euro, Pacolli e ‘godet’ Albin Kurtin

Deputeti Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit që një kompani e huaj nuk investoi në Kosovë, por në Maqddoni, raporton Gazeta Blic.

Kjo kompani pretendonte t’i investonte në Kosovë hiq më pak se 110 milion euro, por për shkak të procedurave ka zgjedhur Maqedoninë për të investuar.

Pacolli përmes një statusi në Facebook e ka thumbuar kryeministrin Kurti.

 

 

“Po kjo firmë franceze pse iku nga Kosova e shkoi ne Maqedoni? …. si duket prap keta “hajnat e maparshem” janë fajtor!”, ka shkruar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.