10-11-2024

Kosovari, Daku nënshkruan për 4 vite me ekipin e Osijekut

Sulmuesi i talentuar kosovar, Mirlind Daku karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit kroat.

20-vjeçari ka arritur marrëveshje me skuadrën e Osijekut dhe ka nënshkruar për 4 vite me skuadrën kroate, ka konfirmuar për Sportin në KTV, drejtori për transferime të jashtme në skuadrën e Llapit, Afrim Ajeti.

Ish-sulmuesi i Llapit te Osijeku gjen futbollistin tjetër shqiptar, Eros Grezdën.

Daku ishte golashënuesi më i mirë te Llapi me 17 gola të shënuara.

Asnjë koment

Comments are closed.