Kosovarit i transplantohet veshka me sukses
Berat Sefedini nga Mitrovica ka kryer me sukses operimin në Turqi.
Lindrit Misini me “Djemtë e Mitrovicës” dhe Halil Kastrati, kishin mblodhur 15200 euro për 30 minuta për ta ndihmuar të riun nga Mitrovica i cili vuante nga një sëmundje e veshkës.
Për 24 orë atij i ishte mbledhur shuma prej 23 mijë euro falë organizimit nga “Djemtë e Mitrovicës” të udhëhequr nga Lindrit Misini.
Ndërsa, 2000 euro për këtë rast i kishte dhënë Halil Kastrati.
Baba i Beratit ka dhuruar veshkën e tij për të birin, dhe fatmirësisht transplantimi u krye me sukses.