Kosovës i bashkohet edhe një super yll në futboll
Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përforcohet edhe me një futbollist tjetër të talentuar. Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija
Gazeta Express ka siguruar edhe dokumentin ku shkruhet: “Unë Florent Muslija zotohem se nga grumbullimi i ardhshëm i Kombëtares së Kosovës në futboll në shtator do të jem pjesë e ekipit dhe me nder e krenari do të barti fanellën e Kosovës”.
Ai është takuar me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi gjatë ditës së sotme ku është zgjidhur gjithçka.
20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin e shkuar shënoi dy gola në 17 paraqitje. Për U20 e Gjermanisë ka shënuar një gola në pesë ndeshje.
Me Hannoverin gjerman, Muslija ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.