03-11-2024

Krasniqi: Policia nuk e di se cilat kamera punojnë në Prizren

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rajonale në Prizren Nexhmi Krasniqi, thotë se kamerat në qytet ndihmojnë në zbulimin e rasteve kriminale.

Ai, pohon nuk është mirë që nuk funksionojnë kamerat.

“Sepse kamerat e komunës, policia i monitoron, kurse ato në dyqane nuk mund t’i monitorojnë, sepse duhet të marrim leje nga Prokuroria”.

“Derisa ato ishin funksionale neve na kanë ndihmuar shumë, sidomos për sigurinë në rrugë, kur kemi pasur aksidente në rrugë dhe për të ikur nga vendi i ngjarjes. Kemi pasur raste të tjera kur ato rrugë janë mënjanuar pastaj nga dëmtuesit. Kamerat e sigurisë neve na kanë ndihmuar edhe në shkolla”, tregon drejtori Krasniqi.

Ai thotë se në bazë të atyre kamerave pastaj kanë arritur shpesh të bëjmë identifikimet e dëmtuesve që po e prishin qetësinë dhe imazhin e Prizrenit. Krasniqi ka thënë se policia nuk e di se cilat kamera punojnë e cilat jo.

Kërkesa për riaktualizimin e kamerave të sigurisë në Prizren e ka edhe drejtori Dakaj. Prizreni, dhe sidomos policia mendojnë se kamerat e sigurisë u duhen në rrugë, në shkolla, në institucione, sepse vetëm ashtu ata thonë se arrijnë të kenë një siguri më të madhe. Edhe gjatë pyetjes që u janë bërë qytetarëve, ata thonë se kamerat kanë funksionuar, por më nuk e dinë se çka po ndodh me ato dhe pse nuk janë funksionale.

Faruk Daka, drejtor, për “Kosova Sot” është shprehur se ka bërë të ditur se, për fat të keq, Komuna e Prizrenit nuk ka arritur ende të caktojë as edhe vetëm një person për t’i mirëmbajtur kamerat. “Ato qëndrojnë të vendosura në vende të ndryshme të qytetit, mirëpo nuk punojnë”

“Kjo është një rrjetë mafioze, por të lidhura ngushtë pozitë e opozitë, sepse janë konkurrentë të fortë në hajni dhe në kapjen e shtetit dhe nga ky krim tejet i organizuar po e pësojnë Kosova dhe qytetarët e saj”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot”

Komuna e Prizrenit, sipas drejtorit të Emergjencave, tani ka shtatëdhjetë kamera, nga këto funksionojnë vetëm tri, e të tjerat janë të prishura. Faruk Daka, drejtor, për “Kosova Sot” është shprehur se ka bërë të ditur se, për fat të keq, komuna e Prizrenit nuk ka arritur ende të caktojnë as edhe vetëm një person për t’i mirëmbajtur ato. “Ato qëndrojnë të vendosura në vende të ndryshme të qytetit, mirëpo nuk punojnë”. Ndihmojnë kamerat e dyqaneve Për mosfunksionimin e kamerave, drejtori i Emergjencës dhe Sigurisë në Prizren, Faruk Dakaj tregon se ato janë të vendosura për të ndihmuar sigurinë.

“Por, ja që ende nuk kanë arritur as të funksionalizohen ato”. Qytetari Shaip Gashi thekson se është mirë që dyqanet në Prizren kanë kamera, se përndryshe gjendja nuk do të ishte fare e mirë. Ai thotë se këto kamera në dyqane po e mbrojnë popullatën në Prizren. “Ato të komunës edhe mund të mos jenë funksionale. Por, fati i madh është sa ka plot të tjera funksionale dhe nuk ka rrugë besoj se tani nuk ka kamera”, shprehet ai. (Kosova Sot)

Asnjë koment

Comments are closed.