25-04-2024

Kuvendari Petrit Hoxhaj kritikon Drejtorinë e Turizmit si më pasiven në Prizren

Anëtari i Kuvendit të Komunës (KK) nga LDK, Petrit Hoxhaj e ka kritikuar Drejtorinë komunale të Turizmit në Prizren, duke e cilësuar si më pasiven që ka pasur qyteti, shkruan “Gazetaeprizrenit.net”.

Ai kësisoj kritikat i ka bërë në drejtim të një drejtorie, menaxhimin e të cilës e ka një përfaqësuese  e partisë turke, KDTP, që në qeverisjen lokale është në koalicion me LDK-në.

Hoxhaj ka deklaruar kështu madje në një nga mbledhjet e Asamblesë Komunale, pasi ka kërkuar nga sektori që përfaqëson turizmin, që të dijë rreth asaj se çfarë është ndërmarrë rreth promovimit të vlerave historike të qytetit të Prizrenit.

Në këtë kontekst, Hoxha e ka pyetur drejtoreshën  për Turizëm, Sevil Kazaz nëse kanë të dhëna rreth numrit të vizitorëve, të cilët vijnë në Prizren.

Drejtoresha për Turizëm në postin e saj, përfaqëson Partinë turke KDTP, që bashkë me LDK-në, Nismën Socialdemokrate, NDS boshnjak janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Vetëvendosje!.

“Kjo është drejtoria më pasive, që ka pasur qytetit i Prizrenit. Nuk e di se ku është arsyeja e këtij pasiviteti”, ka thënë ndërkaq Hoxha, përcjell “Gazetaeprizrenit.net”.

Image result for ndertesa e beledijes ne prizren

Drejtoresha Kazaz një ditë më parë, krahas drejtorëve të tjerë, ka raportuar para kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, për punën e bërë në 6 mujorin e parë të këtij viti. /Gazetaeprizrenit.net/.

Asnjë koment

Comments are closed.