24-11-2024

Kryetari i PDK-së në Prizren, Totaj përfundon vizitën dyjavore në SHBA

Pas realizimit të disa vizitave në institucione dhe takimeve me akterë të rëndësishëm, kryetari degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, përfundoi qëndrimin dyjavor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Vizita ka ndodhur menjëherë pas marrjes së detyrës së re në krye të PDK-së në Prizren, që përkundër që është në opozitë është subjekti më i madh politik, për nga numri i anëtarëve në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit.

Sipas informacioneve të PDK-së, Totaj atje ndër të tjera ka takuar disa biznesmen e kongresist, sikur ai me Jim MCdermontt.

Ai ka qenë i ftuar në drekën solemne në “Rotary Club” në Seattle, nga profesoresha Dorothu Bullit dhe admirali Bill Center, që i ka bërë një prezantim zyrtar përmes zërimit si mysafir special nga Kosova.

Fotografia e Shaqir Totaj

Po ashtu ka pasur një takim edhe me mikun e tij, profesorin David Harrison, ekspert  i sistemit ekonomik dhe politik amerikan, me të cilin ka biseduar lidhur me trendet aktuale ekonomiko-politike brenda SHBA, por edhe në kontekst të relacionit me Kosovën.

Si një adhurues i sportit,  Totaj me miqtë e tij amerikan me plot kënaqësi ka biseduar edhe për basketbollin dhe tema tjera./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Shaqir Totaj

Fotografia e Shaqir Totaj

Asnjë koment

Comments are closed.