27-07-2024

Ku duhet aplikuar për vizat për Zvicër, Francë, Austri dhe Beneluks?

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se me fillim nga data 3 shtator, kërkesat për vizën Schengen për Zvicër, Francë, Austri dhe Beneluks duhet të dorëzohen nëpërmjet agjencisë lokale të nënkontraktuar TLScontact.

TLScontac do t’i përcjellë kërkesat nga qendra e dorëzimit deri në Ambasadën Zvicerane në Prishtinë për përpunim të mëtutjeshëm.

Personat që dëshirojnë të bëjnë kërkesë për vizë mund të aplikojnë përmes internetit dhe të bëjnë termin në faqen e TLScontact. /gazetaexpress.com/

 

Asnjë koment

Comments are closed.