Kuçi në Rahovec, i premton Latifit projekt në vlerë prej gati 1.3 milion euro
Kjo u bë e ditur pas takimit të ministrit të këtij dikasteri, Blerim Kuçi me kryetarin Smajl Latifi, raporton Ekonomia Online.Kuçi, u shpreh se investimet në këtë komunë do të jenë në dy faza, teksa tha se nder projektet që është planifikuar që do t’i financojë është sheshi i qytetit.“Investimet në Rahovec i kemi në dy faza.
Faza e parë ka të bëjë me memorandumin që rregullon shumë probleme që kanë të bëjnë me rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe faza e dytë, planifikimi të cilin e kemi drejtuar drejtë një procesi për vitin 2020, që ka të bëjë me planifikimin buxhetor.
Projekti më madhor është sheshi i qytetit që është me rëndësi për qytetarët në përgjithësi”, tha ai.“Po ashtu do të gjejmë mundësinë ta financojmë një pilot-projekt që ka të bëjë me trajtimin e ujërave të zeza në aspektin biologjik në një fshat të caktuar”, tha Kuçi.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha se ndër projektet që do t’i përkrah kjo ministri është edhe projekti i i shtratit të lumit nga Krusha e Madhe deri në Hoqë të Madhe në vlerë prej 1.3 milion euro, raporton EO.
“Ministri Blerim Kuçi sot ka ardhur me lajme të mira, ku Ministria ka marrë përsipër financimin e trajtimit të projektit të shtratit të lumit nga Krusha e Madhe deri në Hoqë të madhe në vlerë prej 1 milion e 294 mijë euro”.
“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm që mbron interesin e qytetarëve të këtyre fshatrave. Mbron nga përmbytjet, trajton ujërat e zeza në këto lokalitete.
Ne sot morëm mbështetje që për vitin 2021 planifikohet që të trajtohen përsëri shtretërit e përrenjve të Rahovecit, projekt e cila do t’i ndihmojë që mos të letë më vërshime”, tha Latifi.