Kukësi nis sot aventurën europiane, pret Vallettan në “Loro Boriçi”
Kukësi do të nisë sot në mbrëmje misionin europian me shpresën që këtë vit të shkojë deri në grupet e Europa League. Në “Loro Boriçi” në orën 19:00 verilindorët do të zhvillojnë ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Champions League ndaj maltezëve të Valletas.
Presidenti Safet Gjici ia ka bërë të qartë skuadrës se kalimi i këtij ruandi është një detyrim ndërkohë që trajneri Pacult po mban me këmbë në tokë futbollistët duke ua bërë të qartë se Valleta është një kundërshtar i rrezikshëm që duhet vlerësuar maksimalisht. Kukësi vjen me shumë ndryshime teksa vetëm 5 titullarë nga skuadra e sezonit të kaluar pikërisht Frashëri, Shameti, Musolli, Dzaria dhe Shkodra priten ta nisin që nga fillimi takimin e sotëm, ndërsa do të debutojnë me verilindorët 6 nga 12 afrimet e kësaj vere.
Maja e sulmit do t’i besohet Sebino Plakut i cili po kalon një formë shumë të mirë.
Një fitore sot në Shkodër do të bënte që Kukësi të shkonte me shumë besim në sfidën e kthimit pas një jave në Maltë edhe pse verilindorët ashtu siç bëri Shkëndija e Tetovës dje do të bëjnë gjithçka për të mbyllur llogaritë me Valletan që në ndeshjen e parë./TCH?