27-07-2024

Kundërpërgjigjet drejtori i Urbanizimit, Memaj: “Ec-i… tendencioze”

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Fatmir Memaj i ka vlerësuar si tendencioze reagimet e organizatës joqeveritare “Ec ma ndryshe” në Prizren, që sot e ka cilësuar sektorin komunal të urbanizimit si më jotransparentin.

Ja postimi i Memajt, në profilin e tij në facebook:

“Ec ma ndryshe
Më vjen keq për reagimin tuaj tendencioz!!!
Që nga ardhja ime në këtë detyrë keni dërguar dhjetëra kërkesa, për të cilat keni marrë përgjigje në afate normale!
Nëse ju mendoni se ne Ec-it duhet t’i rrimë gaditu, e keni gabim ju zotërinj e zonja tendeciozë/e!
Sa i përket transparencës, është mirë të tregoni se çka po bëni ju me këto informata që i merrni dhe cilat janë dobitë nga ju për qytetarët e Prizrenit!
Por ne në asnjë rast nuk mund të ju japim përgjigje të saktë siç e kërkoni ju, si p.sh. një çështje e caktuar kur do të ndodhë me datë, me orë etj. sepse kjo saktësi siç e kërkoni ju nuk ka gjasë të ndodhë as në Japoni!
Duke e parë qasjen tuaj që nga fillimi karshi nesh, i shtroj vetes (jo juve, se nuk besoj që ju pëlqen) pyetjen kujt vallë i shërben “Ec-i”?
P.S. Përgjigjet i keni gati edhe për këto dy lëndë që i keni kërkuar por duhet të vini të i merrni, zotërinj të rëndë!”, ka shkruar ai.

Në këtë link mund të gjen kumtesën e “Ec ma ndryshe” për Drejtorinë e Urbanizimit:

https://gazetaeprizrenit.net/2018/08/22/ec-ma-ndryshe-e-vlereson-si-jotransparente-drejtorine-e-urbanizmit-ne-prizren/

 

Asnjë koment

Comments are closed.