19-05-2024

“Ekoregjioni” përkrah aksionin “Smile Albania”, për pastrimin e brezit kufitar në Morinë

Njëri nga pikëkalimet që vlerësohet si më të frekuentuarit në rajon, ai në mes të Vërmicës së Prizrenit dhe Morinës së Kukësit, shpesh ndodh të ketë edhe pamje të pahijshme shkaku i mbeturinave, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

 

Për këtë sektori i Menaxhimit të Mbeturinave, që vepron në kuadër të Komunës së Prizrenit, sot i është bashkangjitur aksionit “Smile Albania”, për pastrimin e mbeturinave në pikën doganore në Morinë, ku për shkak të pritjeve në kalim po krijohet ndotje e madhe.

 

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili ka njoftuar  “Smile Albania” është një projekt i cili është duke u organizuar gjatë këtij sezoni turistik nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit nga Shqipëria dhe që fokusohet në paraqitjet e bukurisë së natyrës shqiptare, por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tonë.

 

Kryetari ka përgëzojmë kompaninë “Ekoregjioni”  që mori pjesë në pastrimin  e brezit kufitar në Morinë.

Fotografia e Mytaher Haskuka

 

Asnjë koment

Comments are closed.