24-04-2024

Kur do ta vizitojë Prizrenin, shefja e BE-së, Apostolova?

A do të vie për një vizitë në Prizren, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shkruar në faqen e tij në ‘facebook’ se në recepcionin e Zyrës së Bashkimit Europian, të organizuar në kuadër të shënimit të ditës së Europës është takuar me Apostolovën.

“Shfrytëzova rastin të bisedojmë për sfidat në Komunën e Prizrenit dhe e ftova në vizitë. U dakorduam që vizita të jetë gjatë muajit maj”, ka shkruar ai, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Asnjë koment

Comments are closed.