Sonte nisë festivali i folklorit ”Anadrinia Jehon 2018”

Në fshatin Dejnë të Rahovecit, sonte nisë festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinia Jehon 2018”, edicioni i 17-të.

Për tri net sa do të zgjasë festivali, programet e tyre do t’i shpalosin grupe artistike, asamble shoqëri kulturore artistike e grupe rapsodësh me një numër artistësh nga mbarë trevat shqiptare. Ky aktivitet organizohet në kuadër të “Javës së Heronjve dhe Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”.

Në programin e festivalit  në orën 17:30 është paraparë defilimi i grupeve artistike. Një orë më vonë është paraprë të bëhet përurimi i Amfiteatrit të Festivalit, nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi.

Hapja e  edicionit do të jetë në orën 19: 00.

Programi sipas netëve:

 

NATA E I-rë 11 Maj 2018

1.SH.K.A ,,Anadrini” Dejnë

2.SH.K.A,,Ardhmëria ” Gjakovë

3.SH.K.A,,Tingujt e Vendlindjes “Kaçanik

4.SH.K.A,,Muharrem e Xhevat Qena ”

5.SH.K.A,,Isa Boletini “Rogovë

6.SH.K.A,,Rahoveci”Rahovec

7.AKV ,,Zëri i Kosovës,, Fushë Kosovë

NATA E II-të 12 Maj 2018

1.AKV,,Hajvalia” Prishtinë

2.SH.K.A,,Bresana”Dragash

3.AKV,,Dëshmorët e Kombit “Obiliq

4.SH.K.A,,Albana “-Kamenicë

5.AKV,,Mitrovica “Mitrovicë

6.Grupi i rapsodëve nga Malisheva

7.Rapsodët Shefki Salihu dhe Shaban Baksi.

8.AKV ,,Nënë Tereza ” Tiranë

9.AKV,,Visaret e Krrabes ”

NATA E III-të13 Maj 2018

1.SH.K.A,,Bajram Curri “Krushë e Madhe

2.SH.K.A,,Minatori “Kishnicë

3.Grupi i Rapsodëve Gjenevë

4.AKV ,,Folk Alb” Tiranë

5.Solistja ,,Hava Bekteshi” Hamburg

6.AKV ,,Kemajl Azizi ” Viti

7.AKV,,Ilirida “Shkup

8.AKV.,,Emin Duraku ” Shkup Mysafir.