24-11-2024

Kurti merr mbështetje nga SHBA për të siguruar kufirin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur një bisedë telefonike me këshilltarin për Siguri Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan.

Kurti ka thënë se e ka falënderuar atë për mbështetjen për sigurinë kufitare të Kosovës dhe që kërkojë rritje të mbështetjes kundër planeve të Serbisë për luftë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se e ka siguruar këshilltarin e Joe Biden për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi i Kosovës për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundshëm.

“E falënderova për mbështetjen e SHBA-së për sigurinë kufitare të Kosovës dhe kërkova ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë”, ka shkruar Kurti në një postim në platformën “X”.

Asnjë koment

Comments are closed.