24-11-2024

Kuvendari Krasniqi: Turisti Haskuka gënjeshtar, shkarkoi drejtorët në mënyrë selektive përmes zarfeve

Shefi i grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal, Simir Krasniqi derisa ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për largimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në mënyrë selektive, ka pyetur edhe për mënyrën e ndarjes së dy shkollave në Prizren.

Ai ka thënë se largimi i drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në këtë formë përmes zarfeve dhe në mënyrë selektive është puro politik dhe skandaloze, për të emëruar militantët e Vetëvendosjes.

“Ky kryetar po gënjen, pasi nga viti 2018 nuk është bërë asnjë vlerësimi i perfomancës për asnjë drejtor të shkollave, ndërsa në vend se tashmë të merren me çështjet dhe pasojat e Covid-it dhe fillimin e vitit shkollor,  largohen drejtoret që deri atëherë kanë pasur perfomancë të shkëlqyer.

Ai kritikoi drejtoreshën e Arsimit, Xhemile Thaqi-Vezgishi se nuk asnjë ditë të vetme përvojë pune në arsim, pasi udhëzimi administrativ 15/19 e parasheh shpalljen e konkursit tre muaj më parë.

“Që dy vite në Shkollën e Mjekësisë ka ushtrues detyre të drejtorit, ndërsa në gjimnazin “Gjon Buzuku” në këtë formë po mbahet një militant i VV-së”, tha ai.

Hallakamë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit, opozita kërkon dorëheqjen e drejtoreshës së DKA-së

Asnjë koment

Comments are closed.