Kuvendari, Pranverim Berisha i del në mbrojtje drejtorit Skënder Susuri

Asambleisti i Nismës Socialdemokrate, në Kuvendin Komunal të Prizrenit,  Pranverim Berisha, i ka dalë në mbrojtje drejtorit komunal të Arsimit, Skënder Susuri, duke thënë se fotoja kur drejtori shihet me një birrë në dorë në oborrin e DKA-së është tendencioze.

Një ditë më parë, nëpërmjet Facebookut një qytetar, ka shpërndarë fotografi duke denoncuar Susurin për kërcënim dhe sulm. Ai thotë se në ato momente, i pari i arsimit në Prizren ishte i dehur.

Më poshtë gjeni deklaratën e Berishës, pa ndërhyrje redaktoriale:

“Sulmi ndaj Drejtorit të Arsimit Skender Susuri si dhe ndaj institucionit të Arsimit në Prizren është i paparanueshëm dhe me tendenca të këqija, me qëllim që Arsimi në Prizren të vazhdon me avazin e vjeter në funksion të krimit, korrupsionit dhe paaftësimit.

Drejtori i Arsimit Skënder Susuri është shembull në Prizren dhe në Kosovë, model se si duhet menaxhuar dhe se si duhet të punohet ne institucione të shtetit e veqanërishtë të Arsimit.

Kontributi dhe përkushtimi i tij për ndrryshim të Arsimit në Prizren është i pazavendësueshëm dhe i pa ndalshëm, panvarsishtë pengimeve, provokime të qëllimshme që vijnë nga matrapazët, njerzit e krimit dhe të korrupsionit. Vizioni i z. Skender Susuri është i qart intitucionit të Arsimit në Prizren do t’i kthehet dinjiteti, shpifsit dhe manipulatorët të cilët edhe mund të paguhen nga grupet e klanet e caktuara me qëllim të propagandimeve të ndrryshme se gjoja Drejtori i Arsimit në Prizren paska konsumuar alkool në vend të punës është apsurd.

Veprimet e tilla kan për qëllim të pengojnë punën e mirë të z. Skender Susuri i cili është duke e bërë në DKA, por personat, grupet apo edhe klanet e tilla kushdo qofshin ata e kan të kot të pengojnë atë që është filluar për ndrryshim, sikur që nuk do të ndalet dhe pengohet lirimi i hapsirave publike nga uzurpatoret dhe pazargjit e as nga ata të cilët ushtrojnë veprimtari biznesore të kundërligjshëm.

Prizreni dhe intitucionet e saj, kan marr mandatin, dhe ky mandat qeverisje është për ndrryshim pa u ndikuar nga shantazhet, kërcëmet, manipulimet, shpifjet dhe pa uzurpime e ushtrim të veprimtarive të kundërligjshme. Ata të cilët përhrahin uzurpatorët dhe kategorit e lart përmendura atëhere shtrohet pyetja a mos edhe ju jeni duke bashkpunuar me krimin”, ka shkruar ai.