06-10-2024

Kuvendi miraton buxhetin komunal 2025, Vetëvendosje e quan buxhet të interesave klienteliste

Kuvendi i Komunës së Prizrenit për vitin 2025, sot miratoi buxhetin me shumicë votash. Për votuan 26 kuvendarë, derisa 6 të tjerë kanë votuar kundër. Derisa disa kuvendarë nga opozita votuan pro, të tjerë e kritikuan atë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Pjesë e buxhetit janë edhe dy projekte të konsideruara me rëndësi për publikun, si vendosja e shtatores të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, si dhe vendosja e shtatores të ish presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Projektbuxhetitn për vitin 2025 të propozuar nga PDK-ja e votuan edhe Adem Shabanaj i LVV-së e Petrit Hoxhaj i partisë GUXO, pastaj Shqipe Shatri e Nazife Kokollari & Tahiri të cilat ishin pjesë e listës fituese të LVV-së dhe të distancuara pas zgjedhjeve. Pro ishin të gjithë asambleistët e LDK-së, Kujtesa Kabashi & Shatri,  dhe Bajram Kastrati nga AAK.

Ndërkaq kuvendari Karanfil Haxhillari nga Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Ai e vlerësoi atë si të orientuar drejt interesave klienteliste dhe qe nuk synon të përmirësojë jetën e qytetarëve. / Gazeta e Prizrenit

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.