05-10-2024

Ky është serbi i arrestuar për krime lufte më 1999 në Komunën e Istogut

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar sot një serb të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Istog. I dyshuari është dërguar tashmë në mbajtje dhe lajmi është konfirmuar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është Tomislav Pantić.

Sipas Policisë, i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në Komunën e Istogut, “ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile”.

Me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është ndaluar dhe brenda afatit ligjor, do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë.

P. S Fotoilustrim

Asnjë koment

Comments are closed.