25-04-2024

Ky e meriton të ‘kalbet’ në burg; agresioni brutal i babait ndaj vajzës së tij teniste gjatë stërvitjes (video)

Bota e tenisit, dhe në përgjithësi të gjithë njerëzit me një qasje humane, janë zemëruar nga imazhet e publikuara nga Serbia. Ka qenë Igor Juric, një aktivist kundër abuzimit të fëmijëve, ai që i ka shpërndarë për të gjithë pamjet.

Në to shihet se si një person i identifikuar si babai i një tenisteje të re fillon ta godasë dhe shkelmojë, madje ta rrëzojë dhe të vazhdojë agresionin kur ajo ndodhet në tokë.

Videoja është realizuar në mjediset e klubit të Yllit të Kuq në Beograd. Sipas personit që e ka realizuar, trajner i klubit, agresori në këtë rast është babai i lojtares, të dy me origjinë kineze dhe me banim në Serbi.

Babai do ta dhunonte të bijën në këtë mënyrë barbare sepse, sipas tij, nuk po bënte mjaft përpjekje në stërvitje. Juric pretendoi se kishte identifikuar çiftin dhe kishte denoncuar agresorin. Prokuroria serbe ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij, thuhet në një deklaratë.

Asnjë koment

Comments are closed.