25-04-2024

Tre të arrestuar në Rahovec, kanosën një person

Janë arrestuar tre persona në Rahovec, pasi e kanë kanosur një tjetër person.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kishin kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /KK

Asnjë koment

Comments are closed.