23-11-2024

Lajçak: Erdhëm me një plan dhe e diskutuam me Kurtin, do të flasim edhe me Vuçiqin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se në Kosovë kanë ardhur me një plan dhe se të njejtin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti.

Lajcak ka thënë se ai plan do të diskutohet edhe në Serbi me Aleksander Vucicin, derisa ka thënë se s’mund të lëshohet më shumë në detaje.

Emisari sllovak ka thënë se dialogu s’ka alternativë dhe ka potencuar se sulmi në Banjskë ka ndryshuar shumë gjërat.

“Ne gjithmonë kemi plan, patëm një plan, e diskutuam planin tonë me z. Kurti. Do ta diskutojmë edhe me z. Vuçiq. Nuk do të lëshohëm më shumë në detaje. Dialogu s’ka alternativë. Sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra. Dhe isha shumë i qartë që autorët duhet të përballen me pasojat. Dialogu duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Lajçak./GE

Asnjë koment

Comments are closed.