10-11-2024

Lamtumirë Superligë!

Skuadra më me nam në Superligën e Kosoves në futboll “Liria” nga Prizreni, e cila së shpejti shënon 95 vjetorin e themelimit, pas barazimit të djeshëm në Prizren me Dukagjinin e Klinës me shifra të barabarta 0:0 me një goldallim marramendës 17: 58 i dha lamtumirën Superligës së Kosovës në futboll para tifozëve më të zjarrt në Kosovë “Arpagjikat”.

Klubi ynë i zemrës u bë llugë pa asnjë ndjenjë burrërie,sikur të bëhej gara në ndonjë turnir mahalle.

Dihej kjo që nga fillimi sepse erdhi mashtruesi në qytetin e lasht të prizrenit i quajturi Raman Kiçe i cili premtoi investime milionëshe,inkuardim në arenën ndërkombëtarr “ky është turpi më i madh i këti vitit dashamir të fubollit prizrenas”.

Një mashtrues ordiner një askushi duar thatë asgjë nuk bëri por veq shkatrroi.Nuk ka fjal që mundë të gjej një qytetar i Prizreni një adhurues i futbollit në ditën e sotme pos mallkimit për të ashtuquajturin menaxherin,njohësin e futbollit Raman Kiçe i cili kohë më par trenerat kosovar i quajti trenera “Banglladeshi”.Kërkohet nga qytetarët prizrenas nga mashtruesi ordiner që të lëshoj rrugë të dorëzoi klubin aty ku e morri.
Turpi nuk ka emër tjetër, pos kësaj që e ka sjell klubin në thellësi të greminës.

Shkruan: Durak Thaçi / Prizren

P.S.
Shkrimet e në këtë rubrikë  janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Lexo edhe:

Prizren: Shkëlqimi dhe rënia e pushtetarëve lokal për “Lirinë” ( foto )

 

Asnjë koment

Comments are closed.