24-04-2024

LDK do të kandidojë për kryetar të Prizrenit deputetin, Xhavit Ukaj

Pak javë më parë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u detyrua të ndërpresë seancën e legjislativit pasi ndaj saj u tentua një sulm pothuajse fizik nga një deputet i LDK-së.

Deputeti problematik, Xhavit Ukaj, që vjen nga qyteti i Prizrenit lëshoi ulësen e tij dhe u nis në drejtim të vendit nga ku po drejtohej seanca e Kuvendit nga kryetarja e këtij institucioni, duke ofenduar e kërcënuar atë.

Por si duket kjo nuk e ka penguar partinë e deputetit Ukaj, LDK-në, që të fillojë përgatitjet për ta kandiduar atë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet e saj se LDK ka filluar përgatitjet dhe është përcaktuar që ta kandidojë deputetin Xhavit Ukaj për kryetar të Prizrenit nga radhët e kësaj partie në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Kutjojmë që deputeti Ukaj kishte qenë problematik edhe gjatë kohës sa ishte pjesë e Kuvendit Komunal në Prizren./Veriu.info

Asnjë koment

Comments are closed.