LDK shkarkon Haxhi Avdylin dhe tre të tjerë
Haxhi Avdyli është shkarkuar nga të gjitha funksionet e LDK-së në Prizren.
Bashkë me Avdylin janë shkarkuar dhe dy anëtarët e Kryesisë, Arsim Berisha, Artan Hoxha dhe kryetari i nëndegës së LDK-së në Landovicë, Fadil Berisha.
Avdyli, një mandat pati drejtuar degën e LDK-së në Prizren. Pas përfundimit të mandatit të kryetarit, ai ka qenë anëtar i Kryesisë së këtij subjekti politik.
“Për shkak të angazhimit në iniciativa tw tjera politike, ata nuk përfaqësojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësitë”, thuhet në vendimin e shkarkimit të Kryesisë së LDK-së në Prizren.
Haxhi Avdyli, Arsim Berisha, Artan Hoxha dhe Fadil Berisha i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.
Vendimi për shkarkimin e tyre është marrë në mbledhjen e datës 3.1.2021
Ata bashkë me Osmanin javën e kaluar kanë mbajtur edhe një takim me qytetarët e Prizrenit.
Sekretari i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi, ka konfirmuar shkarkimin e Avdylit dhe tre të tjerë. Ai nuk ka komentuar këtë vendim të Kryesisë.
“Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së”, thuhet në vendimin e shkarkimit të Kryesisë së LDK-së në Prizren.