LDK shpall zgjedhje të brendshme në degën e Prizrenit

Pas mbledhjes nga kryesia, LDK njoftoi sot se ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve në disa degë të parties, përfshirë edhe degën e Prizrenit.

Përveç, zgjedhjeve në disa degë, është kërkuar edhe shpallja e zgjedhjeve për Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Njoftimi i plotë:

Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së ka diskutuar për situatën e fundit politike në vend, si dhe për organizimin e brendshëm partiak Në bazë të raportit të Komisionit për Vlerësimin e Gjendjes së Degëve, si dhe në përputhje me Platformën politike për Fuqizimin dhe Reformimin e LDK-së, Kryesia, me unanimitet të plotë, vendosi që t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shpalljen e zgjedhjeve në këto degë: Ferizaj, Obiliq, Shtime, Kamenicë, Kaçanik, Hani i Elezit, Gjakovë, Klinë, Prizren, Malishevë dhe Mitrovicë.

Lexo edhe:

Në arsimin prizrenas kërkohet intervenim urgjent

 

Zgjedhjet do të organizohen në koordinim të plotë me Kryesinë e LDK-së, pasi që të ketë përfunduar procesi i regjistrimit të anëtarësisë së LDK-së në këto degë.

Në këtë mbledhje u vendos gjithashtu që Këshillit të Përgjithshëm t’i kërkohet që të shpallë zgjedhjet e rregullta të Forumit të Gruas të LDK-së dhe të Forumit të Rinisë të LDK-së që duhet të organizohen dhe të përfundojnë brenda qershorit të vitit 2022.

Po ashtu, Kryesia mori vendim që të formojë Ekipin për Hartimin e Programit Politik dhe Qeverisës “Platfoma 2025”. Ky program do të jetë dokumenti bazë i orientimit politik dhe veprimit partiak të LDK-së dhe anëtarëve të saj përgjatë viteve të ardhshme, një dokument politik gjithëpërfshirës, me parime dhe zgjidhje të qarta të problemeve bazike dhe kronike në Republikën e Kosovës, si dhe me objektiva të arritshme të rrugëtimit tonë shtetëror në interes të qytetarëve të Kosovës. /GazetaePrizrenit.net