Lëkundje të forta tërmeti në dy zona të Shqipërisë, reagon Ministria e Mbrojtjes
Një tërmet me magnitudë 4.4 është regjistruar rreth 15 km në veriperëndim të Peshkopisë. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 km.
Tërmeti është regjistruar rreth orës 12:38 minuta të ditës.
Igjeum, jep një tjetër fuqi të tërmetit, atë me magnitudë prej 3.9, rreth 12 km në Jugperëndim të Kukësit.
Ministria e Mbrojtjes tha se nuk ka dëme materiale nga dy lëkundjet e tërmetit.
“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8 dhe 3.9 te shkalles rihter jane ndier ne Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e Emergjencat Civile në këto dy bashki”, sqaron Ministria.