Lëndohet një punëtor në Suharekë
Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda teksa ishte duke punuar në një cisternë betoni.
Sipas policisë rasti ndodhi dje pasdite në Suharekë, transmeton Gazeta e Prizrenit.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, punëtor i një firme gjersa ka qenë duke punuar në cisternë betoni është lënduar aksidentalisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Lexo edhe:
Dëmtohet “Ura e Gani Tadës” në Prizren (Foto)
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /GazetaePrizrenit.net/