19-04-2024

Leze Qena – aktorja e brezit të artë që theu paragjykimet

Janë bërë tri ditë prejse ajo ka ikur nga kjo botë. Gjendja e pazakontë në kushtet e ballafaqimit me më të madhen pandemi që ka njohur bota gjatë viteve të fundit ka bërë që të mos mbaheshin për të as akademi përkujtimore dhe as varrim me shumë njerëz.

Qirinj të ndezur nga ballkonet e shumëkatësheve ka qenë homazhi i heshtur i kryeqytetasve për aktoren e dashur, Leze Qena. Edhe pas largimit fizik nga jeta, tek “mbretëria” e artistëve ajo vazhdon të rrezatojë ëmbëlsisht kujtimin e një aktoreje fisnike në skenë dhe gruaje simpatike në jetën e përditshme.

Deri më 1 mars, në ditëlindjen e saj të 85-të, Qena nuk qe ndier fare e vetmuar. Dashuria që kishte dhuruar pa kursim gjatë gjithë jetës po e rrethonte me praninë e familjarëve e miqve të shumtë.

“Është dëshirë e çdo artisti që të ‘vdesë’ në skenë. Lezja ishte me fat, sepse gjer në ditët e fundit të jetës ishte aktive dhe e dha kontributin e saj profesional”, ka thënë kompozitori Valton Beqiri.

Pasditen e së enjtes në homazhet para ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku ishte vendosur edhe arkivoli i bardhë brenda makinës mortore, Beqiri ishte në mesin e atyre që kishin dalë për t’i dhënë lamtumirën artistes jetëndërruar.

Numri i paktë i njerëzve në homazh, sipas Beqirit, nuk ngre peshë, sepse “Qena e ka respektin nga të gjithë pavarësisht pranisë fizike”. “Do ta kujtojmë si një aktore profesionale dhe të mishëruar me rolet e saj, por edhe si njeri optimist, të dashur dhe gjithmonëpozitiv”, ka shtuar Beqiri.

Kur ajo nisi karrierën, aktoret numëroheshin në gishta. Aktrimi gati tejkalonte vetveten e bëhej mision emancipues përballë paragjykimeve kulturore. /Shkrimin e plotë në Koha Ditore/

Asnjë koment

Comments are closed.