26-04-2024

Libër testament për ndriçimin e dhunës serbe në trevën e Opojës

Shkruan: Berat BATIU

Këto ditë doli nga shtypi libri me studime historike “Dhuna serbe në Opojë 1912-1999” i studiuesit, shkrimtarit, publicistit dhe veprimtarit Bedri Halimi.

Në këtë libër paraqitet në mënyrë kronologjike dhuna serbe e ushtruar ndaj banorëve të trevës së Opojës që nga viti 1912 e deri në vitin 1999. Në mënyrë të hollësishme paraqiten të dhëna me emra konkret të të vrarëve nga treva e Opojës gjatë kësaj periudhe. Pastaj paraqiten të dhënat për të shpërngulurit në vende të ndryshme nga treva e Opojës për të vazhduar me paraqitjen e të burgosurve nga të gjitha fshatrat e kësaj treve gjatë kësaj periudhe, si dhe të dhënat rreth dhunës përkatësisht torturave e përndjekjeve ndaj njerëzve të kësaj ane. Që të gjitha këto të dhëna, paraqiten me emra dhe mbiemra, të ndara sipas fshatrave, ku lexuesi shumë lehtë mund të gjejë të dhënat që i interesojnë për cilindo fshat apo person.

Më tej në këtë libër paraqiten në mënyrë të hollsishme dëmet materiale të shkaktuara nga ushtria dhe policia serbe në trevën e Opojës gjatë vitit 1999, ku dëmet materiale të plaqkitura nga focat serbe prezantohen të kategorizuara si: dëmet në teknikë të bardhë, paisje audovizive dhe mjeksore; dëmet në orendi shtëpiake; dëmet na paisje të kuzhinës; dëmet në veglat e punës, ndërtimtari, bujqësi; dëmet në blegtori; dëmet në makinat bujqësore; dëmet në produktet ushqimore; dëmet në ekonomitë familjare; dëmet në shpeztari; dëmet në ushqimin e kafshëve; dëmet në pemtari dhe vreshtari; dëmet në hidroekonomi; dëmet në pylltari; dëmet në industri; dëmet në djegien e shtëpive në Opojë duke i shoqëruar me fotografi të shumta, si dhe në dëme të tjera.

Lexo edhe:

Reagon ndaj Komunës,këngëtari Menan Kiseri: Marre ju qoftë për festivalin  “Zambaku i Prizrenit”

Natyrisht autori me theks të veçantë shkruan për viktimat në njerëz nga terrori serb në Opojë në vitet 1998-1999 si dhe për falsifikimet, gënjeshtrat dhe shpifjet e shtetit serb lidhur me krimet e ushtruara në Kosovë duke ofruar kundërargumentet relevante të shoqëruara edhe me foto të të vrarëve.

Gjithashtu në këtë libër paraqitet edhe rezistenca e banorëve të kësaj ane gjatë periudhave të ndryshme historike, duke filluar që nga viti 1912 e deri te dëshmorët e UÇK-së.

Ndërkaq vlenë për tu përmendur se pjesa e parë e këtij libri ka të bëj me qasjet antishkencore për Opojën dhe opojanët që janë bërë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë duke i’u kundërvënë kështu me të dhëna që i demantojnë shpifjet e historiografisë serbe, që janë të botuara në 3 libra me titull “Sharplaninske Zhupe: Opolje, Gora i Sredska”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Autori në këtë libër sjell dëshmi për antroponimet e shekullit XIV dhe si kaluan shqiptarët jo vetëm të kësaj ane në ortodoksizëm, si i morrën emrat ortodoks; për të sjellë pastaj të dhëna rreth antroponomisë së Opojës më 1951 si dhe përhapjen e islamizimit në Opojë, në Shqiptari dhe në Ballkan në përgjithësi.

Gjithashtu autori sjell dëshmitë serbe për rezistencën e shqiptarëve; flet për rezistencën në kohën e Krizës Lindore; për arsyjetimin e diplomatëve serb për krimet dhe dëshmitë serbe, për masakrat ndaj shqiptarëve më 1913; Rreth denoncimit të masakrave serbe; për masakrat në Lumë duke sjellë shembuj të shumtë. Më tej vazhdon me të dhënat rreth pasojave të politikës gjenocidale serbe për spastrimin e viseve etnike shqiptare gjatë viteve 1912-1913; për shpërnguljet e shqiptarevë 1912-1967, si dhe dëshmi të shumta rreth kundërshtimeve për ndarjen e komunes së Dragashit që u bë në vitin 1990.

Ky libër, në bazë të të dhënave që sjell, patjetër se do të jetë burim reference për shumë studiues që do të merren me çështjet historike të kësaj ane.

Asnjë koment

Comments are closed.