Limaj: Ne jemi për bashkim edhe elektoral me PDK

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk e ka mohuar dëshirën për bashkim me PDK-në.

Ai ka thënë se synim i tyre është të rritet fronti opozitar kundër qeverisë aktuale.

Siç tha Limaj, ky është synimi sot për sot, pra orientimi i tyre. Ndërkaq, në pjesën e fundit shtoi se janë të gatshëm për bashkim me PDK-në, porse kjo nuk varet vetëm nga ata.

“Sot emergjente është fronti i bashkuar. Unë dhe Nisma të cilën e përfaqësoj, jemi shumë të interesuar për këtë front të bashkuar. Ne po i dëgjojmë zërat në opinione publike, prandaj e kemi bërë këtë hap. Prandaj i ftojmë të gjithë ata njerëz e qytetarë të këtij vendi që nuk ndihen të përfaqësuar, t’i bashkohen këtij fronti. Sot për sot është kjo, ky është qëllimi, ky është orientimi ynë. Ne jemi për bashkim edhe elektoral me Partinë Demokratike, por kjo nuk varet veç nga ne”, deklaroi Limaj në Tëvë1.