Sot ndeshje fantastike në Botëror: Zbresin në fushë Xhaka dhe Shaqiri, sikurse edhe yjet e Brazilit dhe CR7

Kampionati Botëror i futbollit do të vazhdojë sot me katër sfida të tjera jashtëzakonisht interesante.

Nga ora 11:00 në fushë do të zbresin shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në përballjen ndërmjet Zvicrës dhe Kamerunot, ndeshje e vlefshme për grupin G.

Nga ora 14:00 ballafaqohen edhe Uruguaji me Korenë e Jugut, sfidë kjo në kuadër të grupit H.

Grupi H sjellë në orën 17:00 një tjetër sfidë të zjarrtë pasi Ronaldo do të udhëheq Portugalinë kundër Ganës.

Krejt në fund të ditës, nga ora 20:00 përballën Brazili me Serbinë në kuadër të grupit G.