Limaj takon strukturat e Nismës në Malishevë

Nisma Socialdemokrate ka mbajte takim me strukturat e saja në Malishevë, e ku i pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limaj.

Ai tha se për të  është gjithmonë kënaqësi me qenë në vendlindjen e tij, e cila e ka mbështetur në vazhdimësi.

Limaj tha se sot po nis një etapë e re e zhvillimit politikë të Nismës, e cila do të përcaktojë fatin e saj politikë për 10 vitet e ardhshme.

Kreu i Nismës ka thënë se para pesë vite kanë nis një rrugëtim politik me shumë dilema, paqartësi, e skeptizëm nga të tjerët, por me shumë vendosmëri nga ana jonë.

“Ajo çfarë ka bërë Malisheva në vitin 2013 ka pasur impkat në politikat nacionale të vendit. Edhe sot ne duhet të vendosim si do të nisemi, varet shumë nga angazhimi ynë vendosmëria që kemi pasur për ti hapur mundësi komunës tonë. Në 2013 komuna e Malishevës nënçmohej si komunë dhe si trajtim që u bëhej qytetarëve të Malishevës. Mirëpo populli i këtij vendi me vullnet nuk e pranuan ata të cilët ishin përcaktuar ta shlyenin nga harta politike këtë komunë. Ne u kthyem fuqishëm si Llapushe në skenën politike dhe sot Llapusha është vendimtare në çdo proces politikë në Prishtinë falë votës tuaj”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Malishevë.

Më tutje ai ka thënë se me Nismës në Qeveri për dy vite i kanë sjellë 20 milionë euro investime në projekte kapitale në Malishevë.

Ai ka ftuar të gjithë që të mobilizohen për fitoren e radhës.

“Të kthehemi gjithë në aktivistë, faqebardhë e duke shikuar në sy  për t’i bërë nga një argat për vendin tuaj. Sot po iu kërkoj të gjithëve  burra e gra, çohuni e forcone Llapushën.

Kryetari i degës së Nismës në Malishevë, Ragip Begaj, tha se me përkrahjen e Malishevës, Fatmir Limaj, do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Ai tha se Nisma do të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit. Begaj iu ka uruar fat kandidatëve për deputetë.

Në këtë takim u bë prezantimi i kandidatëve për deputetë nga komuna e Malishevës, Haxhi Shala, Enver Hoti, Vesel Krasniqi, Shukrije Bytyqi, Arbëreshë Krasniqi, Rexhep Krasniqi, Refki Bytyqi  të  cilët iu drejtuan të pranishmeve me nga një fjalë rasti.

Komuna e Malishevës është bastion i Nismës Socialdemokrate e cila udhëheq qeverinë komunale e vetme që dy mandate./GazetaExpress