18-05-2024

Liria humb nga Llapi 1:0

Liria e Prizrenit humbi sot me rezultat minimal 1:0, nga ekipi i Llapit me rezultat transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Besjanës (ish-Podujeva).

Në fillim të ndeshjes, Liria rrezikoi portën e Llapit përmes  Karahodës dhe Fetahajt.

Ndeshja u zhvillua në një mot të ftohtë, por solli futboll atraktiv për rreth 700 shikuesit.
Të dy skuadrat patën raste të volitshme për shënim, teksa një prej tyre e shfrytëzoi Llapi i cili shënoi përmes Hamdi Namanit, në minutën 31.

Liria pas golit e kishte rastin dy herë ta barazonte rezultatin me Memajn, që goditi edhe shtyllën, por ishte i pasuksesshëm.

Në pjesën e dytë u luajt futboll më i hapur si rrjedhojë edhe kishte më shumë raste. Llapi tentonte nga kundërsulmet të shënonte golin e qetësisë, ndërsa Liria të barazonte rezultatin, por megjithatë nuk pati ndonjë gol.

Kështu, loja e mirë e Lirisë nuk u shpërblye me as me fitore as me barazim.

Seria prej 3 fitoreve radhazi e Lirisë përfundoi. Aktualisht ajo gjendet në pozitën e 10 te tabelës me 19 pikë të grumbulluara . Kjo ishte xhiroja e fundit në Superligën e Kosovës. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.