26-04-2024

Liria mund KEK-un 6:2

Liria e Prizrenit sot fitoi me rezultat të thellë në ndeshjen ndaj KEK-ut 6: 2, pjesa e parë 3:0, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit, në kuadër të xhiros së pestë të Ipko Superligës së Kosovës.

Golashënues: Fatih Karahoda (30’, 89’), Qëndrim Gashi (41’, 69’), Liridon Fetahaj (44’) dhe Robert Gjeraj (55’) nga penalltia shënuan për Lirinë. Ndërkohë, golat për KEK-un i realizuan Stullqaku (65’) dhe Atdhe Grajçevski (75) nga penalltia

Ndeshja filloi nga ora 15:45. Shikues rreth 500.

Liria tashmë ka 6 pikë. Kjo ndërkaq është fitorja më e thellë e prizrenasve në këtë edicion të garave.

Dje ndërkaq janë zhvilluar edhe ndeshjet tjera të vlefshme për raundin e pestë të Superligës, ndërsa Ballkani si mysafir fitoi 3:1 ndaj Gjilanit./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e LIRIA FC

Asnjë koment

Comments are closed.