Liria vazhdon “modën”, pëson edhe një humbje
Ka përfunduar me humbje ndeshja kontrolluese që Liria e zhvilloi në Shqipëri, ndaj Ferizajt, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas njoftimit, golëshënues ishin Albion Kurtaj dhe Arlind Shabani.
Liria ka humbur edhe tri ndeshje të tjera kontrolluese në Durrës. Në ndeshje miqësore prizrenasit pësuan humbje 3-0 nga edhe nga KF Prishtina e Re, pastaj 2:3 edhe nga Valbona (anëtare e kategorisë së dytë në Shqipëri), si dhe nga Trepça ’89.
Po ashtu në ndeshjet kontrolluese në Prizren, Liria humbi nga Prizreni 1-0, ndërsa barazoi me Rilindjen 74 me rezultat 1:1. raporton Gazeta e Prizrenit.