Liria humb lojën dhe shpresat për Superligë, Malisheva në garë pë titull
Gara për titullin e Kampionit të Superligës po vjen e po bëhet edhe më e zjarrtë.
Në ndeshjen e javës së 26-të, Malisheva shënoi fitore në udhëtim ndaj Lirisë, duke u futur serizoisht në garë për titull.
Ylli që po shkëlqen këtë sezon, Drilon Hazrollaj hapi serin e golave në minutën e 13-të.
Etnik Brruti dyfishoi rezultatin në minutën e 70-të, ndërsa fitoren e vulosi goli i Agon Xhakës, në minutën e 86-të.
Me këtë fitore Malisheva shkon në kuotën e 47 pikëve dhe renditet në vendin e katërt në tabelë, por diferenca me Ballkanin si lider i Superligës është vetëm pesë pikë.
Në anën tjetër, Liria është e fundosur në fund të tabelës me vetëm 10 pikë, dhe me shumë gjasë do të përshendetet nga elita e futbollit kosovar./IndeksOnline/