27-07-2024

Ylli fitues i dramës në Pejë

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Pejës në udhëtim me një pikë avantazh, 72:73, në javën e 25-të të Prince Caffe Superligës.

Kampionët e Kosovës e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë, 20:6, kurse kjo pjesë përfundoi 24:15.

Therandasit u rikthyen shpejt për të ngushtuar shifrat në 35:33, derisa pjesa e parë përfundoi 42:35.

Mysafirët ishin shumë më të mirë në periodën e tretë, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje, ku vendasit për dhjetë minuta shënuan dhjetë pikë, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 52:58.

Basketbollisti më i mirë ishte Jalen Nesbitt i Yllit me me 16 pikë e gjashtë kërcime, derisa te Peja Arian Qallaku 13 pikë e pesë kërcime.

Peja është e dyta me 17 fitore e tetë humbje, kurse Golden Eagle Ylli i treti me 16 fitore e nëntë humbje.

Asnjë koment

Comments are closed.