27-04-2024

Lirohen dy djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj

Janë liruar dy djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, Florenti dhe Fatoni, që u arrestuan të dielën pas një përleshjeje që kishte ndodhur në stadium.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar ish-deputeti Ukaj, i cili tha se djemtë e tij janë liruar menjëherë pas deklaratës.

“Djemtë i kanë lshu, ndeshje e futbollit kanë qenë, janë rreh shikuesit në mesin e tyre kanë qenë edhe djemtë e mi dhe djali i vëllaut. Prej stadionit i kanë marrë e kanë dhanë deklaratën dhe i kanë liru. As pala tjetër nuk është e lënduar, as ne nuk i njohim këta djemtë”- tha ish-deputeti, Xhavit Ukaj.

Pas lirimit, një foto ka shkrepur djali i Xhavitit, Fatoni, i cili ishte njëri nga të arrestuarit.

Ndryshe, Policia e Kosovës, kishte njoftuar se rasti i përleshjes kishte ndodhur rreth ores 18:10 në fshatin Serbicë e Ulët, në Prizren. Dhe se tre të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë.

“Viktimave u është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhej në njoftim.

Lexo edhe:

Prizren: Detaje, VV dorëzon kallëzim penal ndaj Totajt dhe zyrtarëve arsimor

 

Asnjë koment

Comments are closed.