16-05-2024

Llapi e mposht Fushën Kosovën, e “dridh” Ballkanin për titull

Llapi e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat prej 0-3, duke iu afruar kështu kreut të tabelës, Ballkanit në vetëm një pikë.

Golin e parë për Llapin e shënoi Hamdi Namani në minutën e 23-të të ndeshjes, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë shënoi golashënuesi më i mirë i ligës, Muhamet Hyseni, në minutën e 57-të, kurse vetëm 11 minuta më vonë, Ilir Blakqori.

Ndërsa, Dukagjini ka arritur fitore ndaj Lirisë me rezultat prej 2 me 1, duke iu shmangur kështu edhe më shumë zonës së rrezikshme, njofton Klankosova.tv.

Golin e parë e shënoi Zulfiji në minutën e 14-të të takimit, ndërsa Spahiu barazoi rezultatin në 1-1.

Kurse, golin e fitores Dukagjini arriti ta shënoi në minutën e 15-të të kohës shtesë.

Aktualisht, Llapi është në pozitën e dytë me 43 pikë, një më pak se Ballkani që është në vendin e parë dhe tri më shumë se Drita që është në vendin e tretë, kurse Liria është në vendin e fundit me nëntë pikë.

Kurse, Dukagjini është në pozitën e gjashtë me 30 pikë, kurse Fushë Kosova gjendet në pozitën e nëntë me 11 pikë.

Asnjë koment

Comments are closed.