19-05-2024

Lugishta e Hasit përkujtoi 14 dëshmorët e 40 martirët që ranë për liri

Në Lubizhdë të Hasit, të premten është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti.

Familjarë të dëshmorëve dhe martirëve në Lubizhdës, mes lotësh po përkujtojnë më të dashurit e tyre të cilët u vranë e masakruan nga pushtuesi i egër para 25 vitesh, kur këtij lokaliteti i është vënë flaka, pasi ishte shndërruar në vend të besës, bukës dhe pushkës së UÇK-së.

Lidhur me këtë ngjarje, është mbajtur manifestim përkujtimor, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve të shumta. Se çfarë përjetoi ky fshat me 12 prill të vitit 1999, tregoi para të pranishmëve,kryetari i këtij lokaliteti, Bekim Nerjovaj, raportoi Tv Prizreni.

Pas fjalimeve, janë recituar poezi si dhe është bërë promovimi i këngës “ Lubizhda e Hasit”, kënduar luftës së UÇK-së nga këngëtari, Bajram Gigolli, ndërkaq nga pjesëmarrësit e këtij tubimi përkujtimor, janë bërë homazhe dhe janë vendosur lule në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Lubizhdës, ndërsa është përuruar edhe muzeu i emërtuar “ Kulla e qëndresës”.

Asnjë koment

Comments are closed.