Malisheva kërkon pajisje mjekësore, tre mjek i ka në karantinë
Tre mjek nga Malisheva janë futur në vetizolim pasi që kishin kontakt me personat që kanë dalë pozitiv me koronavirus. Gjithsej katër raste janë të konfirmuara deri tani me koronavirus në rajonin e Malishevës.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të izolohet kjo komunë deri në një vendim të radhës ku tani asnjë qytetarë nuk mund të futet e as të dalë nga ky territor.
“Tre mjek janë vetizoluar pasi që kanë pasur kontakt me njërin person që ka dalë pozitiv me koronavirus. Tani verehet një mungesë e paisjeve mjekësore, mirëpo ne kemi bërë kërkesë nga Qeveria që të na sjellin ndihma”, ka thënë Begaj. I pari i Komunës së Malishevës ka thënë se deri nesër iu është premtuar se do të dërgohen pajisje mjekësore nga Prishtina. “Na kanë thënë se deri të martën do të vijnë ndihmat në sektorin e shëndetësisë dhe ne po i presim ato”, ka deklaruar Beg.
Pas këtyre rasteve, dhe nëntë të tjerave, Viti, Klinë e Podujevë, Qeveria e Kosovës ka shpallur mbrëmë gjendje emergjente.
Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bëjnë apel tek qytetarët që të rrinë në shtëpitë e tyre dhe tu përmbahen udhëzimeve të publikuara për tu mbrojtur nga ky virus./IndeksOnline/