23-11-2024

Malisheva ndanë çmimet tradicionale për Ditën e Çlirimit

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendimin për ndarjen e çmimeve tradicionale të cilat ndahen me 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Çmimet të cilat ndahen për 16 Qershor janë: çmimi për trimëri dhe heroizëm “Imer Krasniqi”, çmimi për kontribut bë shkollën shqipe “Hamdi Berisha” dhe çmimi për kontribut në shëndetësi “Dr.Shpëtim Robaj”.

Emrat për të propozuarit për këto çmime, para anëtarëve të Kuvendit të Komunës, në emër të Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit, i ka prezantuar Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili edhe është kryetar i këtij këshilli.

Me vota unanime, KK i Malishevës, miratoi këto propozime për çmime:

Çmimi për trimëri dhe heroizëm “Imer Krasniqi”, këtë vit ju ka ndarë veteranëve të luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqit dhe Velvetie Zogajt, çmimi “Hamdi Berisha” për kontribut në shkollën shqipe, ju ka ndarë Shani Morinës (pas vdekjes) dhe Rexhep Begajt, dhe çmimi “Dr.Shpëtim Robaj”, për kontribut në shëndetësi ju ka ndarë mjekëve Mursel Gashi dhe Ramë Morina.

 

Asnjë koment

Comments are closed.